Misionet e BE-së në Prishtinë do t’i udhëheqin një bullgare dhe një grek

Shefja e deritashme e delegacionit të BE-së në Libi, bullgarja, Natalia Apostollova do ta zë vendin e përfaqësuesit aktual special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, si ambasadore e BE-së në Prishtinë, ndërsa ish-ambasadorja greke në Shkup, Aleksandra Papadopulu është emëruar shefe e EULEX-it. Zhbogar nga 1 shtatori do ta zëvendësojë diplomatin estonez, Aivo Oravit në krye të misionit të BE-së në Shkup. Agjencia MIA ka raportuar se nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme, nuk kanë dashur ende ta konfirmojnë informatën zyrtarisht, ngase janë duke përgatitur komunikatë me të cilën do t’i publikojnë të 15 euro-ambasadorët në vendet e Ballkanit dhe rajonin më të gjerë. Megjithatë, mësohet se Zhbogar me sukses javën që shkoi ka kaluar dëgjimin para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe ka marrë lejen që nga 1 shtatori të zëvendësojë diplomatin estonez Aivo Oravit në krye të misionit të BE-së në Shkup. Përveç për ardhjen e Zhbogarit në Shkup, agjencia maqedonase mëson se misionet e BE-së në Prishtinë do t’i udhëheqin një dyshe bullgaro-greke.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …