Ka vazhduar faza e dytë e shpërndarjes së 173 mekazimave bujqësorë për fermerët e Komunës së Rahovecit

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e 173 mekanizmave bujqësor për një pjesë të fermerëve përfitues, konkretisht: 40 motokultivatorë, 30 shpërndarëse plehu, 35 spërkatëse, 22 makina mjelëse dhe 46 pllugje, përfitues të cilët kanë për qëllim zhvillimin e veprimtarisë bujqësore. Në ceremoninë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësor, pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku. Në ditët në vazhdim do të bëhet shpërndarja e pjesës tjetër të mekanizmit bujqësor në bazë të furnizimeve të cilat do të pranohet nga kompanitë me të cilën ka lidhur kontratë komuna e Rahovecit. Ndërkaq, njëri prej përfituesve të një kultivatori, Asllan Krasniqi tha se kjo do t’i shërbejë më shumë për vreshta, por edhe për produkte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …