leoni

Hana Bytyçi priti në takim Ray Nayler, zëvendësdrejtor për Marrëdhënie me Publikun

Udhëheqësja e bibliotekës së qytetit në Malishevë, Hana Bytyçi me bashkëpunëtorët nga sektori i arsimit dhe rinisë, dhe muzeut, përkatësisht,drejtorit për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, atij nga sektori i rinisë, Mehdi Krasniqi dhe zyrtarit të muzeut, Zymer Zogaj, pritën në takim dhe bashkëbiseduan me, Ray Nayler, zëvendësdrejtor për marrëdhënie me publikun në ambasadën amerikane, Besim Kokollari, zyrtar për biblioteka dhe Rina Musa, zyrtare për rini. Përgjegjësja e bibliotekës së qytetit, Hana Bytyçi i njoftoi mysafiret me punët dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të bibliotekës së qytetit, duke filluar, që nga pajisja me tituj të rinj nga zhandërrat e ndryshëm letrar për fëmijë, romane, lekturë shkollore, tituj shkencor po ashtu, në bibliotekë ka edhe libra në gjuhën angleze, gjermane si dhe organizojmë aktivitetet letrare për lexuesit tanë, kemi javën e bibliotekës, mbajmë orë poetike, shpërblejmë lexuesin e vitit, bashkëpunojmë me shkolla, shoqata kulturore që ushtrojnë aktivitetet e tyre brenda komunës sonë. Ray Nayler, zëvendësdrejtor për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën amerikane, vlerësoi lartë këtë angazhim të punëtorëve të bibliotekës së qytetit me fondin e librave që posedon, pasi tha se: “ ju për një kohë kaq të shkurtër, shihet që keni bërë punë të madhe edhe në bibliotekë edhe në muzeun e qytetit, duke e pajisur me tituj të shumtë si dhe me artefaktet që dëshmojnë të kaluarën tuaj të largët dhe të afërme nga lufta juaj çlirimtare, prandaj mbështetja jonë do të jetë e përhershme për këta sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin dhe zhvillimin e arsimin e të rinjve si dhe për të treguar historinë dhe identitetin tuaj kombëtar”, përfundoi Nayler. Në fund do të vizitohen disa shkolla në Komunën e Malishevës, Qendra Rinore, Gjimnazi “ Hamdi Berisha” nga ekipet e përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …