Ka vazhduar mbledhja e Asamblesë komunale në Deçan e mbetur në gjysmë

Ndonëse mbledhja e Asamblesë Komunale në Deçan e mbajtur të premten më 24 Qershor 2016, nuk kishte përfunduar në tersi ajo vazhdoi të hënën prapë aty ku ka mbetur.

  1. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,

  2. Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,

  3. Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,

  4. Të ndryshme.

Në pikën e 5-të të rendit të ditës  lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për  dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan, kishte mbetur seanca e kaluar kjo pikë e rendit të ditës është votuar kundër dhënies së pëlqimit për studim fizibilitetit dhe procedura të mëtutjeshme.

Ndërsa në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardhë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,  kjo pikë e rendit të ditës ka ngjallë debat nga të gjitha subjektet politike  pasi të gjithë dhanë mendimet  e tyre dhe është formuar një komision në përbërje të tri subjekteve politike:

  1. Faton Lokaj –AAK,

  2. Bekë Osmanaj –LDK

  3. Blerim Ahmataj –PDK

Ky komision në këtë përbërje do të mbajë takim më banorët e fshatit Lumbardh dhe ditën e mërkurë në ora 12:00, do të sjellë rekomandimet e tyre në seancën e Asamblesë e cila është vazhdimësi e kësaj seance.

Po ashtu në këtë seancë  në pikën e rendit të ditës lidhur më  Formimin e Këshillit Profesional të Ekspertëve, ky këshill është formuar në këtë përbërje:

  1. Imer Thaqi

  2. Shkelzen Shehu

  3. Nurie Cacaj

  4. Agron Demukaj

  5. Hyri Dobrunaj

  6. Blerim Ahmataj dhe

  7. Leotrim Haderxhonaj

Kjo seancë do të vazhdoi edhe ditën e mërkurë në ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …