Po punohet me efikasitet të shtuar në zgjidhjen e lëndëve të ndryshme ne Drejtorinë e Pronës në Ferizaj

Drejtoria komunale për pronë, gjeodezi dhe kadastër në Ferizaj, po punon me efikasitet të shtuar në zgjidhjen e kërkesave që vinë nga ana e qytetarëve.

Por problem në vetë është mungesa e dokumentacioneve që ka kjo drejtori, ku shumica prej tyre gjenden në Serbi, gjë që kjo sipas drejtorit Fatmir Azizit, po ju shkakton probleme të shumta.

“Problemet që ka drejtoria jonë është mungesa e dokumentacioneve që i ka marr komuniteti serb, po presim që pas marrëveshjes që është bërë ku  njëra prej atyre çështjeve ka qenë edhe kthimi i dokumentacionit do të na e lehtëson punën. Ne kemi prit që  në vitin 2015 ai dokumentacion të kthehet por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë edhe po na shkakton probleme të shumta”, ka thënë Azizi.

Drejtori Azizi, tha se problem tjetër është edhe lëmi i shpronësimeve ku kjo drejtoi ka në dispozicion 400 mijë euro, që janë shumë pak në krahasim me kërkesat që vinë.

U bë e ditur se gjatë këtij gjashtë mujorin në sektorin e gjeodezisë kanë qenë 1092 kërkesa, ku sektori i pronës është marr me matje dhe incizime gjeodezike, ndërkaq në sektorin e kadastrit kanë qenë mbi 3 mijë kërkesa nga ana e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …