Trendafil

Ka vdekur Hatixhe Rama, nëna e dy dëshmorëve Agron e Albert Rama dhe bashkëshortja e dëshmorit, Ismet Rama

Ka vdekur nëna e dy dëshmorëve të kombit Agron e Albert Rama dhe bashkëshortja e dëshmorit, Ismet Rama Nëna e dy dëshmorëve,   Hatixhe Rama,  ndërroi jete më 1 nëntor 2018, ne orët e vona të natës , ndërsa varrimi do të behet më 3 nëntor në  orën 12.oo  në Kastriot,  ish Obiliq.

 

Hatixhe Rama, u lind ne vitin 1943 ne Siçevë të Prishtines, dhe jetoi aty deri sa u martua me Ismet Ramen nga fshati Koliq i Prishtines. Ata ne jeten e tyre te zakonshme paten 3 vjaza dhe 4 djem. Nene Hatixheja ishte grua me personalitet te forte dhe burrerore dhe ajo kujdesej per femijet dhe shtepine, ndersa babe Ismeti ishte punetor ne Kombinatin Energjetik Kosova ne Obiliq.Te dy punonin shume per familjen dhe kujdeseshin qe femijet t’i rrisin me nder e krenari dhe zaten ata u dhane atyre brumin kombetar gje qe u vertetua ne vitin 27.3.1999, kur në përballje të armatosur me pushtuesin serb ranë dëshmorë 10 pjestarë të familjes së gjerë Rama, ndër ta bashkëshorti i nënës Hatixhe Ismeti dhe dy djemtë e saj Agroni dhe Faruku.Paraardhesit e Ismet Rames, ishin pjesemarres ne luftera te ndryshme, dhe kontribues te devotshem ndaj Atdheut. Nezir Rama (stergjyshi) kishte marre pjese ne luften per mbrojtjen e Shkodres nga pushtimi malazias ne vitin 1912. Edhe ne luften e Dyte Boterore nga kjo familje ka ra nje Deshmore.Djemte e nën Hatixhes moren pjese aktivisht ne demonstrata e tubime dhe organizime tjera per çlirimin e Kosoves.

Shumë kohë pa sheprthyer lufta e armatosur kunder pushtimit serb, Agron Rama (djali i madh i Nene Hatixhes) ndermorri masa per armatosje dhe per t’u lidhur me shoeë qe punonin ne kete drejtim. Ai ra ne kontakt me shume nejrez dhe ndër ta me veprimtarë të rrethit të Prishtines, Obiliqit, e me gjerë, m etë cilët bashkëpunoi në menyre te organizuar drejt luftes.Nena Hatixhe, pasi i kishte treguar Agroni per punen qe po bejne, i kishte uruar djemve te saj punë te mbare per liri dhe u kishte dhene bekimin e nenes, pa te cilin nuk shkohet ne lufte. Poashtu edhe babai Ismeti i perkrahu djemte e tij dhe nipat qe te organizohen sa me mire për luften qe po na priste. Edukata njerezore dhe kombetare e nene Hatixhes dhe babait Ismetit, e rrethit familjar, dhe e shoqorise ndikoi djemtë e Nenës së Madhe Hatixhe, te mos ndalen deri në flijim per lirine e Kosoves.Ajo ishte nje nene vertet e madhe sepse këtë humbje e perballoi me dinjitet dhe asnjeher nuk u perkul nga asgje derisa semundja e largoi nga jeta. Me krenarinë që ajo mbante na ka dhene te gjithëve shembull. Kur e shihje atë, mësoje se sa e forte dhe dinjotoze është figura e Nënës Shqiptare, sa i madh është kontributi i saj për Atdheun.Asnjë sakrificë nuk është më lart se ajo e nënës. Asnjë dhimbje nuk krahasohet me dhimbjen e saj!Asnjëri nuk ka dhënë për lirinë e Kosovës më shumë se Nëna!Asnjëri nuk e ka më të thellë plagën se nëna!Aandaj e kujtojmë me respekt e përulje të madhe nënën tonë të madhe Hatixhen.Të duam shumë e të repektojmë nëna Hatixhe, je e paharruar për tërë Kombin Shqiptar me kontributin që ke dhënë për Atdheun.

Agron Xhemajli Shkabaj, 2.11.2018

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …