Në Ministrinë e Infrastrukturës mbahet takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor

Në Ministrinë e Infrastrukturës mbahet takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor

Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, me ç ‘rast ministri Pal Lekaj njëherit edhe Kryesues i KSTRR-së, i informoi anëtarët mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Kryesuesi Lekaj, para anëtarëve theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, pasi që ky Këshill sipas mandatit nxjerrë akte juridike të cilat janë obligative për subjektet të cilave u adresohet. Ai i informoi anëtarët e Këshillit për dobitë dhe ndikimin në siguri rrugore që do ti ketë Sistemi Inteligjent i Transportit, implementimi i të cilit planifikohet të ndodhë së shpejti. Anëtarët e kanë mirëpritur themelimin e këtij Këshilli, duke deklaruar se do të jenë në mbështetje të plotë të tij, pasi që siguria në rrugët e vendit duhet të jetë prioritet dhe duhet përkushtim në vazhdimin e trendit të uljes së aksidenteve në përgjithësi, sidomos atyre me fatalitet. Ata e informuan Këshillin edhe për veprimet e ndërmarra deri më tani nga ta, e që kanë derivuar nga takimet jo formale të këtij Këshilli. Takimi i radhës i këtij Këshilli do të mbahet brenda muajit nëntor.​

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …