Ka vdekur në Gjermani veprimtari i çështjes kombëtare, Latif Përvetica

Latif Pervetica është nga Besiana dhe ka emigruar në vitet e 70-ta, në Gjermani (Leverkusen). Ai bashkë me shumë veprimtarë, në mesin e tyre edhe Isa e Sinan Elshanin, Jahir Prekën, Shukri Sinanin dhe bashkatdhetarë të tjerë iu bashkua bashkatdhetarëve në Dyseldorf për përkrahje të çështjes kombëtare. Ndërgjegjësimi i bashkatdhetarëve përmes këtyre aktiviteteve bëri që Klubi Shqiptar në Dyseldorf të bëhej edhe qendra e parë e përkrahjes se demonstratave të Kosovës në Pranverë të vitit 1981 dhe e organizimit të demonstratave në Perëndim. Qysh nga viti 1981 deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua nga pushtuesi serb,  nuk erdhi në vendlindje për shkak të veprimtarisë së tij, në diasporë. Latifi u angazhua edhe si veprimtar i Fondit “Vendlindja thërret”, i themeluar nga Lëvizja për të ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Arkivoli i veprimtarit Përvetica do të vendosët të mërkurën nga ora 14.30 në sallën e filmit në Besianë. Në orën 15.00 do të mbahet tubim komemorativ, ndërsa varrimi do të behët në varrezat e qytetit duke filluar në orën 16.00.

Kontrolloni gjithashtu

FSK do të realizojë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës nga 11 deri më 13 prill 2025

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se, nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca …