Ka vdekur në Tiranë, shkrimtari, publicisti dhe koloneli i ushtrisë shqiptare, Halil Katana

Pas një sëmundje të rëndë, më 19 qershor 2012,  ka vdekur në Tiranë, shkrimtari, publicisti dhe koloneli i ushtrisë shqiptare, Halil Katana. Halil Mehmet Katana lindi në fshatin Degë të rrethit të Tropojës. Ka mbaruar shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe shkollën e lartë të oficerëve “Enver Hoxha” me rezultate të shkëlqyera. Pas kësaj, ka ndjekur Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Ka marr kualifikim pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe më tej, kreu Shkollën e Lartë të Partisë. Ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë Popullore, deri pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerëve “Enver Hoxha” dhe kryeredaktor në revistën “Për Mbrojtjen e Atdheut”. Si oficer i lartë, mbante gradën Kolonel. Ka botuar studime dhe libra të ndryshme si: “Radioteknika” (pjesa e parë dhe e dytë), “Bazat teorike të radioteknikës” dhe “Bazat e elektronikës”. Më tej, panë dritën e botimit vëllimet: “Isa Boletini – strateg i luftrave kryengritëse”, “Për ata që u kthyen nga lufta fitimtarë”, “Në ditët e pranverës së madhe”, “Stërvitja e paqes”, “Flamuri – kryesimbol i kombit”, “Kudusi Lame – gjeneral i luftës”, “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës”, “Ringritja e ushtrisë shqiptare 1997-2000” e shumë vepra të tjera. Për një kohë të gjatë ka qenë kryeredaktor i revistës “Pavdekësia” – organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. >>>


Halil Katana ka shkruar vepra të shumta autoriale, por edhe disa vepra në bashkautorësi me shkrimtarë e publicistë të njohur. Po japim një pasqyrë të regjistrimeve të afishuara në Internet, të veprave autoriale, redaktimeve dhe veprave në bashkautorësi.   


 


1  Fundi tragjik i një dashurie : roman i jetuar, Hasan Moglica; Halil Katana


2  Radioteknika, Halil Katana; Mysret Xama


3  V. 1 : Qarqet me parametra të përqëndruar dhe sinjalet radioteknikë, Halil Katana; Mysret Xama


4  V. 2 : Antenat dhe valët, Halil Katana; Mysret Xama


5  Elementë të elektronikës, Halil Katana; Mysret Xama


6  Figura dhe ngjarje historike, Skënder Demaliaj; Halil Katana


7  Kudusi Lama, Gjenerali i luftës : Divizioni i Kukësit gjatë luftës së Kosovës,  Halil Katana; Sadik Muraj


8  Ushtritë e huaja në Shqipëri : 1912-1922 , Ramiz Fiçorri; Halil Katana


9  Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës, Halil Katana; Myftar Memia


10  Haxhi Zeka Byberaj,  Halil Buçpapaj; Halil Katana


11  Ringritja e ushtrisë shqiptare : ’97-2000, Halil Katana; Sali Onuzi


12  Flamuri ynë : pak histori dhe pjesë të zgjedhura për Flamurin, Halil Katana; Ajshe Katana


13  Tre shokë dhe një alibi : sipas kujtimeve të Myftar Katanës, ish oficer i sigurimit të shtetit, Halil Katana; Myftar Katana; Skënder Demaliaj


14  Pasaporta e Majemalthit : monografia e monografive, Asllan Osmani; Halil Katana


15  Meditime të përmallshme në vargje,  Isuf Ismaili; Halil Katana


16  Vepra e lavdishme e rinisë tropojane për gjysmë shekulli, Veli A. Vatoci; Halil Katana


17  Gjaku i tyre në damarët tanë : Heronj të Popullit dhe dëshmorë të trevës së Malësisë së Gjakovës : album enciklopedik,  Selim Musaj; Halil Katana; Halil Katana


18  Shkurtë Ademja në kujtesën time, Halil Katana


19  Nektar : tregime dhe ngjarje historike sipas kujtimeve të burrave të moçëm e të njohur të malësisë së Gjakovës, Qazim M. Mustafaj; Halil Katana


20  Vlaga e kësaj toke, Halil Katana, Myftar Memia


21  … stërvitëm edhe Adem Jasharin,  Hysen Ymeri; Halil Katana


22  Këndvështrime për historinë dhe figurat e Malësisë së Gjakovës,  Isuf Sadiku; Halil Katana


23  44 vjet të fejuar : tregime, Rustem Kortoçi; Halil Katana


24  Dokumentet themelore të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut,  Rrapi Mino; Halil Katana


25  Zoga Dega, partizania shqiptare që mori pjesë në çlirimin e Beogradit : monografi, Halil Katana; Halil Buçpapaj.


26  Gjeneral Petrit Dume : kujtime e vlerësime / Rustem Haxhia; Halil Katana


27. Për ju breza që ngritet Atdheun mbi supe, Halil Katana, Hysni Milloshi.

Kontrolloni gjithashtu

Çka kanë thenë për serbët dhe Serbinë personalitete të njohura botërore

Dr. Skënder Demaliaj: REHABILITIMI I ÇETNIKËVE NË SERBINË E SOTME

Që në Luftërat Ballkanike në vitin 1912, në Mbretërinë Jugosllave e gjatë Luftës së Dytë …