leoni

Ka vdekur në Zagreb, në moshën 80-vjeçare, akademiku dhe historiani i nderuar, Zef Mirdita

Ka vdekur në Zagreb akademiku dhe historiani i nderuar shqiptar,  Zef Mirdita. Ai lindi më 13 mars 1936, në Prizren. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, u diplomua në filozofi në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Një kohë  punoi profesor në Gjimnazin e Prizrenit e më pas ligjëroi historinë e vjetër dhe gjuhën latine në Universitetin e Prishtinës. Ishte njohës i periudhës ilire të historisë shqiptare. Më 1972 në Universitetin e Zagrebit mbrojti tezën e doktoratës :”Dardanët dhe Dardania në antike”, ndërsa nga viti 1991 zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Më 1993 largohet nga Kosova dhe vendoset në Zagreb. Atje punoi për katër vjet në Institutin e Historisë, ndërsa nga viti 1997 ligjëron historinë e vjetër në Universitetin e Osjekut. Gjatë viteve 1980-1990 ishte anëtar i Komitetit Nacional të Jugosllavisë për Ballkanologji. Ishte po ashtu anëtar i Redaksisë nga Kosova për Enciklopedinë e Jugosllavisë.

Ka marrë pjesë në ekspedita arkeologjike në Shqipëri e Kosovë.

Specializoi historinë e kohës së vjetër më 1974 në Universitetin e Romës “La Sapienza”, e më pas po në këtë fushë kreu specializime të tjera në Hajdelberg dhe Mynih të Gjermanisë. Ka marrë pjesë në shumë kongrese shkencore ndërkombëtare në Beograd, Ankara, Bukuresht, Insbruk, Dubronik, Mostar, Palermo, Prishtinë, Sofje, Zare, Shtutgard, Zagreb.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …