Lista ‘Srpska’ mban peng themelimin e Forcave të Armatosura

Mbahet konferenca “FSK-ja dhe partnerët e saj”

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke mbajtur konferencën e parë për këtë vit, me temë: “FSK-ja dhe partnerët e saj”. Në këtë konferencë, ku po marrin pjesë përfaqësues të ushtrive të vendeve të ndryshme, po paraqitet dhe diskutohet puna e FSK-së që nga konferenca e fundit e mbajtur në tetor të vitit të kaluar si dhe nevojat e saj për ndihmë nga këta partnerë. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se qëllimi kryesor i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit të FSK-së me ushtritë e vendeve mike. “Në të njëjtën kohë kjo konferencë ka qëllimin që të koordinojë bashkëveprimin, respektivisht të koordinojë ndihmën dhe përkrahjen të cilën shtetet mike ia ofrojnë FSK-së në zhvillimin e saj të vazhdueshëm. Po ashtu, gjatë kësaj konference ne kemi prezantuar të arriturat të cilat i kemi pasur që nga konferenca e fundit, si dhe prezantuam kërkesat tona në mënyrë që shtetet mike që ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e FSK-së”, tha Demolli.

Ndërsa komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se FSK-ja ka avancuar, derisa potencoi se kërkesat e FSK-së nga ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë rriten meqenëse FSK-ja do të ndërrojë misionin e saj. “Kërkesat rriten për misionin që do ta kemi, që është një mision i ri dhe dalin detyra të reja. Kemi nevojë për përkrahjen, eksperiencat dhe përvojat e partnerëve tanë. Ekziston një gatishmëri e jashtëzakonshme e partnerëve tanë që të na ndihmojnë në këtë proces”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …