Ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti

Ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skënder Haliti

Lajmin për vdekjen e nënkolonelit të Ushtrisë së Kosovës e kanë dhënë kolegë të të ndjerit dhe familjarët e tij. Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.

“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha. Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin! “Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do t’i kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”, njofton tutje Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …