Brickos

Kadri Veseli: Dikush po përpiqet ta paraqes Kosovën si vend të ekstremizmit

Kadri Veseli: Dikush po përpiqet ta paraqes Kosovën si vend të ekstremizmit

Gjatë fjalës para të pranishmëve në konferencën ndërfetare “Interfaith Kosova” të mbajtur në Prishtinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se dikush po përpiqet ta paraqes Kosovën si vend të ekstremizmit. Kohëve të fundit jemi përballur me një tendencë herë të qëllimshme herë jo për ta paraqitur Kosovën si vend të pëlleshëm për ekstremizmin. Kjo nuk është e vërtetë, është perceptim, paragjykim dhe kjo kurrë nuk i ka kontribuar paqes mes njerëzve. Republika e Kosovës është një vend i vogël, por ka pasur rastin ta trashëgojë një traditë të mirëkuptimit dhe jetesës së përbashkët të religjioneve të ndryshme. Ai theksoi më tutje se historia e Kosovës është historia e një vendi ku janë takuar perandoritë dhe kulturat e ndryshme. Sot vendi ynë mburret që është pjesë e kësaj historie. Vendi krijoi identitetin multi religjioz që mbart në vete shumë religjione dhe mirëkuptim. Jemi krenarë për këtë traditë dhe kjo traditë është në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen, theksoi në mes tjerash kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Përderisa kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni  krenohen se po e luftojmë me sukses ekstremizmin islam, kjo, sipas tyre do të thotë se Kosova është vend i ekstremizmit dhe se Qeveria aktualisht po zhvillon luftë kundër këtij fenomeni. Deklarata e matur e kryekuvendarit Veseli, bie ndesh me perceptimin e krerëve më të lartë të Shtetit, të cilët fillimisht e kanë nxitur këtë fenomen dhe tani po e luftojnë për të marrë përkrahjen e partnerëve  ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …