Në një intervistë për “Deutsche Welle”, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka folur edhe për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në Kuvend dhe Qeveri. Ai ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund të ketë kushtëzime nga askush, në këtë rast as nga Lista Serbe. “Shumica parlamentare vepron me 60 deputetë dhe kjo shumicë parlamentare ka 89 deputetë, ku 11 janë nga Lista Serpska dhe këtu ka një konsensus të plotë për vendimet që duhet të merren me një shumicë të thjeshtë. Sidoqoftë, unë mendoj se do të ketë reflektim nga lista Serpska dhe ata do të vijnë në punimet e Kuvendit, por kushtëzime në Republikën e Kosovës nuk mund të bëjë askush. Veseli ka folur edhe për marrëveshjen e arritur të kodit telefonik në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …