Haki Demolli

Ministri Haki Demolli u nis për vizitë zyrtare në Kanada

Ministri i FSK-së Haki Demolli, me ftesë te Ministrit te Mbrojtjes se Kanadasë, u nis sot, për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor 2016.
Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Sekretari e Mbrojtjes Amerikan Z. Robert Work si dhe me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, zotëri Harjit Singh   Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe  nga ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare. Konferenca,  Forumi i Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare, është  konferencë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Amerikën e Veriut, dhe takimi më i madh i udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …