Kadri Veseli përshëndeti marrëveshjen e bashkëpunimit mes Avokatit të Popullit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Kadri Veseli përshëndeti marrëveshjen e bashkëpunimit mes Avokatit të Popullit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Kryekuvendari, Kadri  Veseli përshëndeti Marrëveshjen e bashkëpunimit midis Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Ai priti në takim Igli Totozanin dhe Hilmi Jasharin, Avokatin e Popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës, me të cilët diskutoi rreth punës, angazhimeve, por edhe sfidave që përcjellin punën e tyre. Veseli u informua për punën që bëjnë z. Totozani në Shqipëri dhe z. Jashari në Kosovë, angazhimet permanente të tyre, sukseset dhe sfidat me të cilat përballen gjatë adresimit të çështjeve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, si dhe arritjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy institucioneve gjegjëse.

Totozani dhe z. Jashari prezantuan marrëveshjen e bashkëpunimit të arritur në mes të dy avokatëve të popullit të vendeve respektive, me qëllim të ngritjes në nivelin më të lartë të bashkëpunimit, të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në nivel kombëtar, në përputhje me standardet evropiane. Marrëveshja parasheh thellimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave, ndihmën e ndërsjellë në fushën e të drejtave të njeriut, fushat specifike nga legjislacioni i brendshëm i secilës palë, si për procedurat, monitorimin, trajnimin, pjesëmarrja në seminare e konferenca të përbashkëta. Kryetari Veseli përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke ofruar mbështetjen për realizimin e saj sa më të plotë, në interes të promovimit të të drejtave të qytetarëve dhe institucioneve respektive.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …