Policia Malazeze në kufi të Kosovës

Kadrijaj: Policia malazeze po operon 5 km, në territorin e Kosovës

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj në një postim të saj ka shkruar se, “ende pa u ratifikuar marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, policia malazeze po operon 5. km, në territorin e Kosovës. Sot banoret e Llukës së Deçanit u ndaluan nga policia dhe njësitë  speciale të Malit të Zi, që të vizitojnë bjeshkët e tyre, te “Kulla e Zhlebit”. Të nderuar deputetë shikoni çka ka bërë Qeveria e Kosovës!, ka shkruar në një postim të saj, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila sot ishte  e pranishme  në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …