Kamala Harris, mbanë një epërsi të ngushtë në garën për kryetar të Amerikës ndaj ish-presidentit, Donald Trump

Në një sondazh të ri kombëtar nga Washington Post, ABC News dhe Ipsos,  konfirmohet se Zëvendës-presidentja amerikane, Kamala Harris, mbanë një epërsi të ngushtë në garën për kryetar të  Amerikës ndaj ish-presidentit, Donald Trump. Bëhet e ditur se midis votuesve të regjistruar në mbarë vendin, zonja Kemala Harris ka  marrë 49% mbështetje, ndërsa Donald Trump rreth  45%. Me kandidatët e pavarur dhe të palëve të treta, Harris ka 47% mbështetje ndaj Trumpit me 44%, Robert Kennedy me 5% dhe asnjë kandidat tjetër mbi 1%. Sondazhi shënon një përmirësim të madh në nivelin e kënaqësisë së amerikanëve me zgjedhjet e tyre për president të vendit, që përpara se zonja, Harrisi të bëhej kandidatja demokrate, me 44% tani që thonë se janë të kënaqur me opsionet e tyre krahasuar me 28% që ndiheshin kështu në fillim të korrikut.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …