Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar hapa  konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si kusht për anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë bisedë telefonike thuhet se Scholz ka theksuar mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti, duke për telefonatën me kancelarin gjerman Scholz tha se i ka  shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe shpreson se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tpër anëtarësim në Këshillin e Evropës  në përputhje me rekomandimet. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …