Kancelari gjerman, Sholz, kryetari francez, Macron dhe ai amerikan, Joe Biden nuk i pranojnë dekretet e Rusisë

Kancelari gjerman, Sholz, kryetari francez, Macron dhe ai amerikan, Joe Biden nuk i pranojnë dekretet e Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, kryetari francez Emmanuel Macron dhe ai amerikan Joe Biden janë pajtuar që të mos i pranojnë dekretet  e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin që i njohin dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë si të pavarura,  dy të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut  dhe Luhanskut.  “Të tri palët janë të mendimit se  kjo lëvizje e njëanshme e Rusisë është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Minskut. Gjermania, Franca dhe Amerika  dënuan ashpër vendimin e presidentit rus. Kjo lëvizje nuk do të mbetet pa përgjigje, thanë ata. Scholz, Biden dhe Macron shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe përgëzuan reagimin e kujdesshëm të Ukrainës aktualisht, të udhëhequr nga presidenti Volodymir Zelensky.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …