Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel ka kërkuar nga Turqia t’i liron 12 gjermanët e arrestuar

Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel ka kërkuar nga Turqia që t’i liron 12 gjermanët e arrestuar gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kritikon VV-në për mungesën në Kuvend: “Joseriozitet total”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e …