Kandidat për kryetar të Drenasit, Arsim Mehmeti - Biografia personale

Kandidat për kryetar të Drenasit, Arsim Mehmeti – Biografia personale

Në bazë të përvojës dhe performancës të krijuar për 22 vite në Partinë Demokratike të Kosovës, që nga themelimi i saj, në bazë të mbështetjes së përhershme të anëtarësisë së gjerë të PDK-së dhe qytetarëve të Drenasit në proceset zgjedhore për asamble komunale, si dhe i motivuar për qeverisje të drejtë dhe të mirë, me zotimin për shërbim të sinqertë ndaj gjithë qytetarëve tanë, kam vendosur të jam kandidat potencial për Kryetar të Komunës së Drenasit, në zgjedhjet e sivjetme të tetorit 2021. Në vijim paraqes Biografinë time:
PREJARDHJA FAMILJARE:
Arsim Mehmeti, 44 vjeçar, i lindur më 26.02.1977 në Drenas, i martuar dhe baba i tre fëmijëve me vendbanim të përhershëm në Drenas. I biri i veteranit të arsimit, Ismet Mehmeti , kontribuues për 44 vite në mësimdhënie në Drenas, si dhe nipi i mulla Januz Mehmet Bunjakut, kontribuues për 55 vite në edukim fetar në fshatin Krasmirofc.
PËRGATITJA SHKOLLORE:
Shkollimin fillor dhe të mesëm me sukses të shkëlqyeshëm, në 1983-1991 dhe 1991-1995.
Shkollimin e lartë, Fakultetin Filozofik, Profesor i Diplomuar i Historisë, në 2006.
Master i Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim në Turizëm, në 2018.
AKTIVITETI POLITIK:
Bashkëthemelues i Partisë Demokratike të Kosovës,(ish PPDK), më 10 tetor 1999.
Bashkëthemelues i Rininë Demokratike të Kosovës, (ish RPK), më 21 janar 2000.
Anëtar i Këshillit Drejtues të RDK-së, në 2000-2012.
Bashkëthemelues i Degës së RDK-së në Drenas, më 14 shkurt 2000.
Kryetar i Degës së RDK-së në Drenas, në 2000-2004.
Anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, në 2000-2004.
Zv.kryetar i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në zgjedhjet (2000, 2001, 2002, 2005).
Aktivist në fushatat elektorale të PDK-së në zgjedhjet komunale dhe kombëtare (2007, 2009, 2013, 2014, 2016, 2017, 2019 dhe 2021).
PËRVOJA NË KOMUNËN E DRENASIT:
Asambleist i zgjedhur i PDK-së në tre mandate: ( 2000-2002, 2002-2007 dhe në 2013).
Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në dy mandate (2008-2010 dhe 2010-2014).
PËRVOJA NË INSTITUCIONET QEVERITARE:
Drejtor i Muzeut të Kosovës, në 2014.
Ekspert i Jashtëm Politik në Kabinetin e Ministrit të Jashtëm, Z. Hashim Thaçi, në 2015.
Këshilltar Politik i Ministrit të MPJ, Petrit Selimi, në 2016.
Këshilltarit Politik për media i Ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, në 2017.
PËRVOJA NË INSTITUCIONET JOQEVERITARE DHE NDËRMARRJE PUBLIKE:
Kryetar i Degës së Shoqatës Miqtë e TMK-së, në Drenas në vitin 2004-2005.
Analist kreditor në Institucionin mikrofinanciar amerikan, FINCA-Kosovë, 2006-2008.
Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Kabinetin e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës, nga 2017.
PERFORMANCA DHE VLERËSIME:
Nxënës i dalluar në SHMT “Fehmi Lladrovci” në Drenas (Falënderim nga Drejtoria), në 1995.
Ushtar i UÇK-së në ZOD, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci” (Certifikatë të Veteranit ), për 1998-99.
Udhëheqje me sukses të lartë të Degës së RDK-së në Kosovë (vlerësim nga RDK-ja).
Delegat i përkushtuar në KK-Drenas,(vlerësim nga monitorimi i OSBE-së).
Kryetar i suksesshëm i Degës në Drenas të Shoqatës MTMK (Mirënjohje nga ish TMK-ja), në 2006.
Analist kreditor i dalluar në Degën e FINCA në Drenas (Mirënjohje nga Menaxhmenti ), në 2008.
Drejtor Komunal më i suksesshëm në nivel të Republikës së Kosovës, për funksionimin dhe aktivitetet plotësuese të DKA-së, (Vlerësim nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Zyra ndërlidhëse e BE-së në Kosovë, Zyra e OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal), në 2011.
Kandidati i dytë më i votuari i PDK-së në Drenas dhe i shtati në Kosovë në zgjedhjet lokale, në 2013.
Vlerësim nga institucioneve edukative-arsimore në Drenas, me 29 Mirënjohje me shkrim.
Trajnime të ndryshme profesionale, me 20 certifikata të fituara.
Trajner i Certifikuar nga QPEA (Qendra për Përparim dhe Edukim në Arsim) nga viti 2007.
I Certifikuar me 7 module të përfunduara për Udhëheqje Arsimore nga GIZ, në vitin 2013

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …