Lahi Brahimaj: Unë i bëj thirrje Albin Kurtit që të ma dëshmojë se ku qenë ushtar dhe pse është veteran

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, thotë se bashkëluftëtarët po rikthehen me angazhime për një Kosovë më të fortë

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, thotë se bashkëluftëtarët e dikurshëm po rikthehen me angazhime për një Kosovë më të fortë e më të suksesshme. Në një takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, Brahimaj vlerësoi kontributin e këtyre zonave në rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ai theksoi se në këtë takim u ripërtëri zotimi për një “Kosovë Fituese”, duke e përshkruar si një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht. Ndjeva fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale. Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Lahi Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …