Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kritikoi gjuhën fyese Vetëvendosje, si shenjë paniku ndaj kundërshtarëve politikë

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë tubimeve zgjedhore, duke e cilësuar si gjuhë  fyese dhe si shenjë paniku të kundërshtarëve politikë. Abdixhiku sfidoi hapur kryeministrin Albin Kurti për një debat publik mbi programet qeverisëse, duke theksuar rëndësinë e një ballafaqimi të hapur me ide dhe vizione për të ardhmen e Kosovës. Gjuha që përdorin ata është fyese, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për partinë më të vjetër të vendit. Është një tregues i nervozizmit dhe panikut të tyre. Unë nuk do të përfshihem në këtë ‘moçal të pështymave politike’. Përkundrazi, ftoj për debat, kudo dhe kurdo. Në selinë e tyre, në zyrën e kryeministrit, madje edhe në tubimet e tyre. Ballafaqimi me ide është detyrë dhe obligim për ne që pretendojmë të udhëheqim vendin,” deklaroi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …