Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë ku ka zhvilluar një sërë takimesh me qëllim inicimin e bashkëpunimit konkret mes dy qyteteve dhe çfarë përvoja mund të fitohen nga kryeqyteti i Kroacisë. Ai ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Zagrebit, Andrija Mikulic ku kanë diskutuar për bashkëpunimin konkret mes dy institucioneve komunale, atij të Zagrebit dhe Prizrenit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga dega e PDK-së në Prizren. Po ashtu, Totaj është takuar edhe me drejtorin e qendrës spitalore të Zagrebit, Dr. Mario Zovak për tu njohur me shembujt më të mirë të organizimit të shërbimit shëndetësor primar dhe përvojat. Totaj ka vizituar edhe disa biznese të fuqishme në Kroaci ku ka diskutuar për mundësinë e investimeve të tyre në Prizren.

 “Kam nisur një vizitë pune në Zagreb për të vendosur edhe kontaktet e para për të bashkëpunuar mes dy qyteteve tona. Ka një diasporë shqiptare këtu e sidomos nga qyteti i Prizrenit prandaj unë shoh shumë mundësi të mira bashkëpunimi në të gjitha nivelet ndërmjet Prizrenit dhe Zagrebit. Shpejt mund të kemi edhe investime kroate në qytetin tonë. Kryeqyteti i Kroacisë është një qytet model në Evropë dhe ne mund të mësojmë shumë për të arritur nivelet e tilla” ka thënë Totaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …