Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha, në Skivjan dhe në Gjakovë ka takuar qytetarë e bashkëluftëtarë

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha, në Skivjan dhe në Gjakovë ka takuar qytetarë e bashkëluftëtarë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, gjatë qëndrimit në Skivjan të Gjakovës  ka takuar  qytetarë  e bashkëluftëtar, me të cilët ka biseduar si me  pjesëtarë të një familje të madhe, pikërisht ashtu sikur edhe është Kosova. Nga ky bashkëbisedim entuziazmi dhe përkrahja u shfaq ndaj Gjeneralit të Unitetit me bashkëpunëtorë, sepse  rezultati do të jetë fitorja e plotë e programit qeverisës së PDK-së dhe liderit të saj Kadri Veseli. Takim me qytetarët e Gjakovës, lagjes Gecaj me organizimin e nëndegës së PDK-së, gjegjësish familjes së gjerë Morina, kjo lagje gjatë historisë i dha Gjakovës epitetin e veprimit kombëtar krahas mençurisë dhe urtësisë, kulturës dhe traditës së trashëguar ndër breza. Gjakova është barametër determinues për stabilitetin e vendit që prej se egziston Kosova, këtë rol do ta ketë edhe sot e tutje, duke vënë në mbështetje të ekipit të fitores të PDK-së dhe liderit të saj – kandidatit për kryeministër Kadri Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …