Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin zviceran për përvjetorin e shtetësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin zviceran për përvjetorin e shtetësisë. “Kjo ditë nacionale e Zvicrës, është festë e përbashkët. “Gjithë respekti e nderi për popullin dhe shtetin Zviceran, në ditën nacionale të tyre! Një popull e një shtet bujar dhe njëkohësisht ndër mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe të lirisë së saj. Kjo ditë nacionale e Zvicrës, është një si festë e përbashkët, sepse Zvicra më shumë se cili do shtet tjetër, është shndërruar në atdheun e dytë për qindra mijëra shqiptarë. Zvicër me fat!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha: Nga bllokimi i projektit “Kosova e Re” përfituan Serbia dhe mafia energjetike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj protestave në Shqipëri kundër një …