Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim elektoral në Drenas, ku ka folur në lidhje me atë se çfarë parasheh programi i tij qeverisës. Haradinaj ka thënë se e kanë filluar kalkulimin financiar për shtesat për fëmijë, për sigurimet shëndetësore, si dhe u ka treguar të pranishmëve që do të bëhet edhe një zonë ekonomike në këtë komunë. Ai po ashtu ka hedhur akuza tërthorazi ndaj kundër-kandidatëve të tij, duke i thënë të pranishmëve që ta ruajnë votën sepse në ditën e zgjedhjeve “kah mbrëmja  këtu ndalen dritat”.  Servilët vlejnë veç deri sa të kryhet një punë, pastaj janë mall harxhues. Ju e dini se çka është më e mira për ju, ka thënë Haradinaj, në bastionin e PDK-së në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …