Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku fton Albin Kurtin në debat televiziv për problemet e shumta të vendit

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku, ka ftuar Kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, për një ballafaqim publik në debat televiziv. Abdixhiku propozoi një debat të hapur mbi programet për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe transparencës gjatë fushatës zgjedhore. Mediat nuk bojkotohen në fushatë. E ftoj Kryeministrin të vijë dhe të ballafaqohemi për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës. Le të shtrojë katër vitet e tij të ardhshme me katër vitet e mia. Të diskutojmë për arsim, shëndetësi, mbrojtje. Le të zgjedhë vendin, datën dhe kohën; madje, le të ftojë edhe publikun nëse ka nevojë për mbështetje morale, tha Abdixhiku. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë aktuale që të prezantojë “një projekt të vetëm” për të dëshmuar vizionin e tyre për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …