Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Kandiq: Do të ankohemi në Gjykatën Evropiane

Veprimtarja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo do të ankohet ndaj vendimit skandaloz të Gjykatës Themelore në Beograd, e cila shqiptoi për të një gjobë prej 4.400 eurosh si dëmshpërblim për gjoja cenimin e nderit dhe dinjitetit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralit Lubisha Dikoviq. Pavarësisht që aktivistja, Kandiq kishte paraqitur fakte që e implikojnë kreun e ushtrisë serbe në krimet e kryera kundër shqiptarëve, prokurorët serbë nuk nisën ndonjë rast ndaj tij, madje edhe kryeministri, Vuçiq doli në mbështetje të gjeneralit serb. “Fondi për të Drejtën Humanitare do të ankohet. Nëse edhe pas ankesës, Gjykata Themelore në Beograd konfirmon vendimin, atëherë ekziston hapësirë për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në Strasburg). OJQ’të dhe shoqëria civile synojnë të rrisin pragun e lirisë së shprehjes”, citohet të ketë thënë Kandiq për Radion ‘Evropa e Lirë’.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …