Zafir Berisha - Shaqir Totaj

Kanditati i PDK-së për Prizenin, Shaqir Totaj, siguron mbështetjen e NISMËS, AAK-së dhe AKR-së në balotazh me M. Haskukën

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj,  ka siguruar mbështetjen e dy partive opozitare për rundin e dytë të balotazhit, NISMA, AAK dhe AKR. Në një ceremoni zyrtare, janë nënshkruar marrëveshjet e koalicionit ndërmjet kandidatit Totaj, dhe kryetarit të NISMA-së, Zafir Berisha, kryetarit të degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe atij të AKR-së, Afrim Tejeci. “Duke respektuar vullnetin politik dhe demokratik të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të shprehur në Zgjedhjet Lokale dhe vendosmërinë për formimin e institucioneve të reja komunale, demokratike, shumëetnike dhe gjithëpërfshirëse. Të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik të komunës tonë, sjelljen e investimeve të huaja, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e arsimit, të shëndetësisë, kulturës, rinisë, sportit, bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e Qendrës Historike. Si dhe, të përkushtuar për ta vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake dhe në shërbim të avancimit të mirëqeverisjes, kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me partitë NISMA dhe AAK në Prizren” thuhet në tekstin e parimeve të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …