Kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik. Forca drejtë sukseseve të radhës. Së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm” ka shkruar në adresën e tij elektronike, facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …