Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Qeveria ka hequr dorë nga politika e jashtme dhe lobimi për ta rritur numrin e shteteve që e njohin Kosovën

Ish shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesën e angazhimit në fushën e diplomacisë. Ai ka deklaruar se qeveria ka hequr dorë nga politika e jashtme dhe lobimi për ta rritur numrin e shteteve që e njohin Kosovën. “Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të jetë prioritet. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare duhet të jetë prioritet, vendosja e ambasadave duhet të jetë prioritet por qeveria ka hequr dorë nga politika e jashtme dhe ka hequr dorë për të lobuar për të rritur numrin e shteteve të cilat duhet ta njihnin Kosovën. Jam e sigurt që çdo qeveri e përgjegjshme do të mund t’ia siguronte Kosovës njohje të reja tani kur Serbia po izolohet ndërkombëtarisht. Shtetndërtimi i Kosovës mund të përmbyllet vetëm atëherë kur Kosova anëtarësohet në OKB dhe në situatën aktuale Qeveria e Kosovës do të duhej ta sjellë një platformë në Kuvend se çka mund të arrihet në dialog dhe dialogu duhet të jetë për njohje të ndërsjellë dhe jo për tema teknike sikurse po ndodh ditëve të fundit në Bruksel” ka theksuar mes tjerash ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …