Kanë filluar dëgjimet buxhetore për hartimin e Projektbuxhetit për vitin 2027

Komuna e Ferizajt ka filluar dëgjimet buxhetore për hartimin e Projektbuxhetit për vitin 2027.

Në hapje të këtij procesi konsultues, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, u shpreh se këto takime janë shumë të rëndësishme, pasi përmes tyre dëgjohen nga afër kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, të cilat më pas shqyrtohen për t’u përfshirë në Projektbuxhetin e vitit 2027.

Dëgjimi i sotëm buxhetor u mbajt me kryetarët e fshatrave dhe përfaqësuesit e zonave urbane, të cilët paraqitën kërkesat dhe prioritetet e komuniteteve që përfaqësojnë.

Edhe kësaj radhe, ndër kërkesat më të shpeshta ishin ndriçimi publik, asfaltimi i rrugëve, hapja e rrugëve fushore, si dhe investime të tjera me interes për qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe nesër, me mjekët dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …