Brickos

Kathimerini: Brukseli nuk është me Greqinë në çështjen Beleri, kundër është sidomos kancelari gjerman, Olaf Scholz

Gazeta greke,  “Kathimerini”,   i ka kushtuar  një tjetër koment çështjes Beleri, vetos së Greqisë ndaj Shqipërisë dhe rolit të kryeministrit Edi Rama. Ajo  shkruan se Bashkimi Europian nuk është me Greqinë në çështjen Beleri, veçanërisht është kundër  kancelari gjerman,  Olaf Scholz. Në artikull thuhet se Europa dhe SHBA janë të gatshme ta hedhin Greqinë –aleatin më të madh dhe më të besueshëm në Europën Juglindore – poshtë autobusit për Shqipërinë. Kjo po ndodh për shkak të influencës së kryeministrit Edi Rama i cili ka treguar se mund të bëjë atë që i kërkon Europa, sidomos në rastin e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë, dhe në të njëjtën kohë të mbajë marrëdhënie të mira me Erdoganin, paralelisht duke ndaluar që Shqipëria të bëhet ura e Turqisë në detin Adriatik.  Të gjithë e kuptojnë se pa Tiranën dhe Beogradin, pra pa Ramën dhe Vuçiqin, ka pak shpresa për përmirësim të situatës në Kosovë. Mund të mos e thotë me zë të lartë, por Perëndimi sheh te Rama edhe një kryeministër pro-evropian, i cili pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me kryetarin turk Rexhep Tajip Erdogan, po e mbron Shqipërinë nga islamizimi dhe nga shndërrimi i saj në urën e Turqisë për në detin Adriatik. Në fund të fundit, ai ka treguar se do të bëjë atë që i kërkohet. Të tilla si, për shembull, pranimi i skemës së kryeministres  italiane Gjiorgjia Meloni që Shqipëria të presë disa mijëra emigrantë dhe refugjatë që përpiqen të arrijnë në Evropë nga Afrika.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …