Kati Piri Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen

Kati Piri: Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen

Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen. Pasi dëgjuan diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE, duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim. Ky mocion është hedhur në votim, dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Nga 150 deputetë sa kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …