leoni

Kryetari Kastrati ngushëllon familjen e poetit Xhevdet Bajraj

Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen e poetit Bajraj. “Me pikëllim morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të poetit të përmasave ndërkombëtare, Xhevdet (Xhemali) Bajraj. Xhevdeti, që me prejardhje ishte nga Bajrajt e Panorcit të Malishevës, ishte djali ish Kryetarit të Komunës së Malishevës dhe Delegatit të Kushtetutës së 2 Korrikut, Xhemajli Bajraj, që dha një kontribut të madh gjatë ngjarjeve të viteve të 90’ta. Xhevdeti edhe pse prej shumë vitesh jetonte largë vendlindjes, për asnje çast nuk e pengoi që me plotë përkushtim t’i shkruante atdheut e Kosovës që aq shumë e donte, e të cilës i dha shumë. Ngushëllime familjes Bajraj dhe gjithë popullit shqiptar”, thuhet në telegramin ngushëllues të Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …