Ka përfunduar në Stasburg, votimi i amendamenteve në Komisionin për Politikë të Jashtme i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për projektrezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, përgatitur nga raportuesja, Ulrike Lunaçek. Projektrezoluta, pas ndërhyrjes së Serbisë ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në Komision janë hedhur poshtë të gjitha amendamentet, që i prezantoi Shqipëria. Delegacionit të Kosovës nuk iu lejua fjala, me arsyetimin se raportuesi Conde nuk ishte i pranishëm. Në orën 15.00 sërish ka filluar seanca e Asamblesë, ku të njëjtat amendamente do t’i paraqesë Suedia, mirëpo pa përkrahjen e Komisionit.
Kontrolloni gjithashtu
EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
