leoni

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Kërkesa për shtyrje të vendimit për targat ilegale të Serbisë, në Kosovë kanë bërë edhe ambasadori Jeff Hovenier e Derek Collet

Në prag të skadimit të afatit  për fillimin e zbatimit të vendimit për targat ilegale të Serbisë në Kosovë, kërkesat për shtyrje të këtij afati sa vijnë e shtohen sidomos nga amerikanët. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi u shpreh se është e rëndësishme të shmangen tensionet dhe të shtyhet vendimi për targat e reja të automjeteve. Ai dënoi edhe “veprimet për frikësimin apo hakmarrje kundër atyre që i kanë ndryshuar targat”. Edhe Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Collet, ka kërkuar që të shtyhet vendimi në fjalë, gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me kryeministrin Albin Kurti. Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam partneritetin tonë dhe qëllimet e përbashkëta drejt avancimit të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …