Kërkesës së Shqipërisë për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën, iu ka përgjigjur Beogradi zyrtar

Kërkesës  zyrtare të Shqipërisë për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia e kufirit me Kosovën, iu ka përgjigjur Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, i cili  ka thënë se kërkesa e Tiranës nuk duhet të dëgjohet. Sipas tij, Serbia nuk duhet t’i tërheq trupat nga afërsia e kufirit. “Po monitoroj situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga lidershipi i shtetit tonë në krye me Vuçiq, në mënyrë që situata të qetësohet. Është mirë që trupat tona të armatosura të rrijnë në gatishmëri dhe afër që tu japin mbështeteje morale njerëzve tonë në Kosovë”, ka thënë ai. Ai madje shprehet i indinjuar me kërkesën e Shqipërisë, duke thënë se ishte kjo e fundit që “me gjithë zemër” mbështeti UÇK-në në luftën e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …