leoni

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 263-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është kundër procesit të vettingut të cilin po synon ta realizojë Ministria e Drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij kategorik kundër procesit të vettingut të cilin po synon ta realizojë Ministria e Drejtësisë. Zogaj thotë se Ministria që nisi punimet edhe për ndryshime kushtetuese, nuk ka bazë profesionale dhe as Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera nuk kanë marrë ekspertizë të besueshme për ndryshime kushtetuese që prekin gjyqësorin, dhe se Vettingu si proces absolutisht e minon pavarësinë e gjyqësorit. Zogaj vlerëson se Vettingu nuk kalon as si mjet i jashtëzakonshëm siç u përmend në raportin e KE-së, por mekanizmat tjerë të brendshëm që u rekomanduan i përkrahë, siç janë ndryshimet e ligjit për gjykatat dhe atij për procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Madje, KGJK po përgatit vetë një verifikim të performancës së gjyqtarëve që do të jetë i përhershëm.

“Unë jam shumë i bindur që në dy vitet e ardhshme do të ketë gjyqtarë që nuk kanë me mujt me kalu procesin e performancës sepse kërkohet angazhim permanent edhe në kuptimin e kohës edhe atë profesional, dhe cilido gjyqtar që nuk mundet me arrit performancën sipas standardeve sigurisht që do të shkarkohet nga detyra e gjyqtarit” – thotë Zogaj ndër të tjera në Klan Kosova.

Edhe në rast se në Kuvendin e Kosovës arrihen votat e mjaftueshme për amendamentime kushtetuese, për çka KGJK vlerëson se as nuk do të mund të ndodhë, gjyqtarët nuk do t’i nënshtrohen Vettingut, dhe meqë këto ndryshime mund të bien ndesh me ndërhyrjen në pavarësinë e sistemit, edhe për faktin se shumë gjyqtarë kanë mandat të përhershëm, KGJK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …