Greva

Këshilli i Prindërve të Kosovës, kërkon nga SBASHK-u, që ta ndërpresë grevën dhe të fillojë procesi mësimor

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka kërkuar nga SBASHK-u, që ta ndërpresë grevën. Pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësit. Përmes një njoftimi për media, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se vazhdimin e grevës nga SBASHK-u, ky Këshill e konsideron të paarsyeshëm. Po ashtu në këtë njoftim është bërë e ditur se Këshilli i Prindërve ka ftuar takim me kryetarët e Këshillave të Komunave të Kosovës që të ndërmarr veprime me prindërit nëse greva e SBASHK-ut do të vazhdojë dhe do të koordinohen me DKA-të. “Këshill i Prindërve të Kosovës  fton mësimdhënësit që të fillojnë procesin mësimor në çdo shkollë, dhe të mos lejojnë që bëhen  vegël  e personave që shfrytëzojnë situatat e tilla  për promovim  personal dhe për interesa personale”, thuhet më tutje në këtë njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …