Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi vlerëson gjendjen e sigurisë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Hanit të Elezit vlerëson gjendjen e sigurisë për muajin Maj.

Këshilli për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Gjendja e sigurisë në komunë gjatë muajit Maj.

  3. Informatë lidhur me aktivitetet në parandalimin e pandemisë së Korona Virusit.

  4. Të ndryshme

Në raportin mbi gjendjen e sigurisë, Komandanti i Stacionit të Policisë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema tha se gjendja e sigurisë në muajin Maj mundë të vlerësohet e qetë dhe stabile. Ai tha se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar kur kishim 13 raste të raportuara, këtë vit janë raportuar vetëm 7 raste dhe atë raste që nuk kanë cenuar rëndë rendin dhe sigurinë publike. Ai tha se që nga fillimi i zbatimit të masave të rekomanduara nga shpallja e gjendjes së emergjencës shëndetësore janë proceduar 18 raste të shkeljes së dispozitave të parapara me vendimet e Qeverisë. Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma duke prezantuar informatën lidhur me aktivitetet në parandalimin e pandemisë së Korona Virusit tha se që nga shpallja e gjendjes emergjente shëndetësore, komuna e Hanit të Elezit ka marrë të gjitha masat e domosdoshme që të jetë në bashkëveprim me organet kompetente për të marrë të gjitha veprimet për parandalimin e virusit COVID 19. Kryetari Suma tha se kjo gjendje është monitoruar me aktivitetet e Këshillit Komunal pë parandalimin e pandemisë që në baza ditore kanë shkëmbyer informata e nevojshme. Pas rastit të parë të infektimit me datë 10 Prill dhe më pas rastet e kontaktit kemi pas gjithsej 7 raste dhe fatmirësisht kemi arritur që këtë vatër të infeksionit ta izolojmë dhe aktualisht nuk kemi as një rast pozitiv. E gjithë gjendja e krijuar e kufizimit të lëvizjes së banorëve detyrimisht shkaktoi edhe krizë sociale te një numër I banorëve të komunës. Fatmirësisht falë shumë donatorëve kemi arritur që edhe këtë sfidë të menaxhojmë duke shpërndarë mbi 1100 pako ushqimore dhe higjienike për mbi 400 familje të komunës së Hanit të Elezit tha kryetari Suma. Në takim u debatuan edhe disa pasoja të krizës së Pandemisë së Korona Virusit. Në këtë drejtim Nusret Shiti, në emër të Klubit Futbollistik “Sharri” nga Hani i Elezit ngriti shqetësimin e këtij klubi lidhur me vendimin e FFK-së për ndërprerjen e kampionatit për kategoritë tjera përveç Superligës. Sipas tij, ky vendim është vlerësuar jo i arsyeshëm duke godit shumë klube të cilat kanë investuar në avancimin e tyre. Ndërsa Menduh Vlashi Drejtor i DKA-së duke iu referuar gjendjes në arsim në komunë tha se shkollat gradualisht po e përmbyllin vitin shkollor në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Arsimit. Sipas tij në komunën e Hanit të Elezit procesi arsimorë online është realizuar me shumë sukses. Sipas raportimeve të drejtorëve të shkollave prezenca e nxënësve në orët mësimore online ka arrit deri në 90% që mundë të konsiderohet shumë e mire.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …