KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale

KFOR-i ka njoftuar se pjesëtarët e Karabinierëve italianë dhe ushtarët çekë të Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar kanë zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kampin Film City në Prishtinë. Sipas KFOR-it, ushtrimi është fokusuar në transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe menaxhimin e situatave emergjente, me synim forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe forcave në terren. Misioni thekson se këto aktivitete synojnë ruajtjen e gatishmërisë së lartë operacionale dhe pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social adekuat në Republikën e …