KGjK

KGjK-ja ka hartuar një plan të ri për Departamentin Special të Gjykatës Themelore, që parashikon shtimin e numrit të gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hartuar një plan të ri për Departamentin Special të Gjykatës Themelore, që parashikon shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e çështjeve të krimeve të luftës. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka deklaruar se një rregullore e re do të miratohet në fund të muajit janar, e cila do të mundësojë hapjen e një konkursi për gjyqtarë të rinj, duke rritur numrin e gjyqtarëve nga 9 në 13-14. Kjo rregullore synon t’i ofrojë Departamentit Special më shumë resurse dhe një planifikim të avancuar për rastet që janë në kompetencë të këtij departamenti. Zogaj ka theksuar se për të siguruar që gjyqtarët e rinj të jenë të gatshëm për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, do të iniciohen trajnime shtesë, duke përfshirë partnerët ndërkombëtarë për ofrimin e mbështetjes dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …