Kina ka shënuar një muaj pa regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi

Kina ka shënuar një muaj pa regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar për vetëm katër raste të reja me infeksion, të gjitha në provincën verilindore të Jilinit. Hera e fundit që komisioni kishte raportuar një vdekje ishte më 14 prill. Vetëm 91 persona në Kinë janë duke u trajtuar për COVID-19 dhe 623 të tjerë janë të izoluar e duke u monitoruar. Në total, në Kinë janë regjistruar 4633 të vdekur e 82933 raste infeksioni, që kur nisi regjistrimi i rasteve në fund të vitit të shkuar në Wuhan që konsiderohet burim i virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …