John Kirby: Po intensifikohet agresioni i Kinës ndaj ushtrisë amerikane në afërsi të Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore

Kirby: Qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës e Ballkanit nuk ka ndryshuar, pavarësisht komenteve në disa medie

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon  Kirby, ka deklaruar se qasja e Uashingtonit zyrtar ndaj Evropës dhe Ballkanit nuk ka ndryshuar. Duke folur  për “Zërin e Amerikës”, si reagim mbi një artikull redaksional të gazetës Uashington Post”, ku është raportuar se kryetari Biden ka ndjekur politikën e mbështetjes së Aleksandër Vuçiqit  në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia, konsideron se ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim.

Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, ShBA-ja ka shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, ka theksuar artikulli i gazetës amerikane, Uashington Post.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …