Arkan

Kisha serbe në Prishtinë është ndërtuar nën masa të dhunshme, përkrahur dhe financuar nga krimineli mizor, Arkan

Kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas suspendimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia, në vitin  1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan). KosovaPress ka siguruar një video, ku krimineli Arkan i cili njihet për krimet monstruoze e mizore  në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, është i pranishëm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës. Kisha serbe ka qenë nxitësja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviq, e cila  ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …