Kisha serbe

Uniteti: Kishën serbe në pronat e Universitetit ta kthejmë në shërbim të studentëve

Studentët të cilët kundërshtojnë funksionalizimin e kishës serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës u kanë bërë ftesë të gjithë studentëve dhe profesorëve,  që të hënën t’i bashkohen nismës së tyre  për funksionalizimin e kishës që është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, duke e kthyer atë në shërbim për studentët. Studentët kanë krijuar një profil, me emrin “Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në hapësirë e kishës, të bashkuar e në unitet, për Universitet.“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …