KK i Malishevës, mbajti mbledhjen e katërt të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e katër të jashtëzakonshme për këtë vit, ku në rend dite ishte shqyrtimi i realizimit të planit të prokurimit për këtë vit, si dhe shpenzimet kapitale të buxhetit për vitin 2019. Fillimisht, anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë dhënë disa vërejtje dhe sugjerime për  realizimin e projekteve kapitale të planifikuara për këtë vit, dhe për çdo mos realizim të buxhetit të paraparë kanë kërkuar sqarime nga drejtoritë përkatëse. Më pas, para anëtarëve të kuvendit, është paraqitur në detaje realizimi i planit të prokurimit dhe më pas, edhe përgjegjësit e drejtorive komunale, i kanë dhënë përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …